Site icon Telegrafi

BMW 5 Series mund të lansohet edhe në versionin tërësisht elektrik

Të dhënat e reja lidhur me BMW 5 Series, tregon se ky model do të lansohet edhe më i mirë se që pritej

Dukje që do të ketë BMW 5 Series, është parë teksa kjo makinë po testohej në rrugë, derisa janë krijuar edhe ilustrimet n bazë të këtyre të dhënave, që tregojnë se si mund të duket kur të lansohet, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kur të del në treg do të ketë edhe specifika tjera shumë të pëlqyeshme, derisa sipas BMW Blog ky model vjen edhe me versionin tërësisht elektrik.

Sipas burimeve të brendshme, 5 Series që lansohet më 2023, do t’i ketë dy motorë elektrikë, si dhe sistemin eDrive sikurse i4 dhe iNext, që ofron performancë të lartë.

Kapaciteti i baterisë ende nuk është finalizuar, derisa mendohet se mund të jetë 60 deri 80 kWh, që do të ofrojë autonomi më të madhe se 700 kilometra.

Në përgjithësi, 5 Series është një ndër modelet kryesore në BMW, që planifikon lansimin e 25 makinave elektrike deri më 2025, që pritet të jenë shumë të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version