Me kalimin e kohë, po vërehet shumë më mirë se si duket kjo veturë
Kohë më parë, është shfaqur për herë të parë gjenerate e re e BMW 4 Series, derisa kishte shtresa të mëdha kamuflazhi dhe nuk vërehej se si do të dukej, transmeton Telegrafi.
Por, tani është parë duke u testuar dhe kjo shtresë është më e lehtë, duke lënë të vërehen linjat që do t’i ketë kjo veturë.
Grilli masiv që dallon shumë nga modeli i tanishëm, është gjëja kryesore që bie në sy, megjithëse është e mbuluar me një rrjet.
Nëpërmjet këtyre hapjeve, besohet se do të mundësohet të ajroset një motor i fuqishëm, që do të jetë brenda BMW 4 Series të ri.
Dizajni i këtij modeli, është shumë më agresiv se i 3 Series, me drita më të ngushta dhe kulm më të ulët.
Specifikat e BMW 4 Series të ri ende nuk dihet, ndërsa kur të lansohet deri më 2021, pritet të ketë dukje shumë të mirë. /Telegrafi/