Më pak peshë, do të thotë shpejtësi më e madhe
Disa muaj më herët, e kemi parë këtë BMW 3 Series, teksa testohej në mot të ftohtë, derisa e kishte të mbyllur tavanin, me një shtresë të butë, transmeton Telegrafi.
Atëherë u kuptuar që i është larguar shtresa e fortë, që ia mbulonte pjesën e sipërme, ndërsa tani është parë edhe më afër, teksa ishte tërësisht e zbuluar. Kamuflazhi mjaft i rëndë, nuk ia shfaqë linjat, që besohet se e bën të dallojë prej modelit bazë.
Largimi i tavanit, ia ka lehtësuar shumë peshën, gjë që mendohet se do t’i mundësojë shpejtësi më të lartë dhe rritje të performancës. Brendia nuk i është parë, por është thënë se do të ketë teknologji ëm të lartë se 4 Series.
Specifikat ende mbesin të fshehta për BMW 3 Series, që lansohet gjatë vitit që vjen, ndërsa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare për të. /Telegrafi/