Site icon Telegrafi

Me bluzë në plazh, Rita Ora i shijon ditët e fundit të pushimeve në Turqi

Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo bashkë me motrën e saj, Elenën, zgjodhën Bodrumin e Turqisë për të kaluar disa ditë jo-produktive, pas angazhimeve të shumta në turneun më të fundit të Ritës.

Çastet e bukura që kanë kaluar së bashku, dy motrat i kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi, Rita publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet në det, teksa argëtohet dhe bënë fotografi.

Ajo dukej mjaft tërheqëse në bikini, teksa kishte të veshur një bluzë të zezë në pjesën e sipërme.

“Vera pothuajse ka mbaruar por ne sapo kemi filluar. Nuk mund të presim për t’ju treguar se çfarë kam punuar”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë, ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Ritën në aspektin e prurjeve muzikore dhe koncerteve të shumta. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version