Ajo e ka mbajtur veten të zënë gjatë javëve të fundit me xhirimet e spektaklit të talenteve “The Voice Australia”.
Por Rita Ora shijoi një ditë pushimi të merituar të mërkurën, duke kremtuar festën publike të Ditës së Australisë në palestrën e saj të preferuar, në Sydney.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, 31 vjeçe, shfaqi figurën e saj të tonifikuar të tripit e veshur me një bluzë rozë dhe geta të hirta, teksa dilte nga palestra me një mikeshë, shkruan q.
Pjesa e sipërme sportive e Ritës i ishte ngjitur aq fort në gjoks, saqë ajo zbuloi ndoshta pak më shumë nga sa kishte menduar.
Ajo e kombinoi ansamblin e saj sportiv, duke veshur një palë atlete të gjelbra, gjersa i la flokët e saj bionde të binin lirshӕm mbi supe.
Më herët atë ditë, ajo kishte shpërndarë një sërë fotografish në Instagram duke njoftuar partneritetin e saj me kompaninë japoneze të veturave “Mazda”.
Ajo pozoi e veshur me një fund të shkurtër deri në kofshë dhe një bluzë të përputhshme me ngjyrën e veturës, të cilën një përfaqësi lokale e kishte siguruar për qëndrimin e saj në Sydney.
Rita mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit përpara xhirimeve të sezonit të ri të spektaklit, ku edhe sivjet është përzgjedhur si anëtare e jurisë.
Ajo ndodhet në kontinentin australian së bashku me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Që kur mbërritën në Sydney, ata janë parë duke bërë blerje në “Bondi” dhe duke frekuentuar plazhin, madje kanë marrë pjesë edhe në premierën e “Being the Ricardos”.
Ndërsa ndodhet në Australi, Rita është trajnuar me Jono Castano, një trajner i famshëm i fitnesit, i cili ka ushtruar emrat e njohur si: Rebel Wilson dhe Pia Whitesell.
Rita i tha më parë revistës “Shape” se i pëlqen të qëndrojë në formë duke bërë stërvitje qarkore.
“Unë zakonisht stërvitem për një ose dy orë, në varësi të kohës që kam”, tha ajo.
“Unë bëj tri xhiro dhe e përsëris atë tre herë. Më së shumti fokusohem te kofshët dhe barku im, kështu që bëj shumë ‘squats’ dhe ngritje peshash”, shpjegoi këngëtarja shqiptare me renome botërore. /Telegrafi/