Në fjalën e tij në Parlament, deputeti Ben Blushi ka folur për çështjen e emigrantëve, të cilët flitet gjithmonë e më shumë se do të zgjedhin Shqipërinë si rrugë për të arritur vendet e Evropës veriore.
“Nuk mund t’iu mbyllim dyert emigrantëve. Për shkak se kemi emigruar vetë, nuk mund të jemi diskriminues”, ka thënë Blushi.
Deputeti i Partisë Socialiste ka bërë thirrje që, “të jemi një vend solidar pa u kthyer në depozitë refugjatësh”.
Reagimi i tij ka ardhur pasi kryeministri Edi Rama njoftoi pak kohë më parë se Shqipëria nuk do t’i hapë kufijtë./Tch/Telegrafi/