Site icon Telegrafi

Blushi: PS kërcënon LSI-në

Deputeti i Partisë Socialiste (PS), Ben Blushi ka komentuar deklaratën e Pandeli Majkos se nëse nuk miratohet reforma në drejtësi do të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Blushi tha se ky është një kërcënim për Metën nga ana e PS-së.

“Unë besoj se kushdo që do ta çojë PS-në në opozitë propozon zgjedhje të parakohshme. Nëse shkohet në zgjedhje pa koalicionin që kemi është kërcënim për LSI-në”, tha Blushi.

Më tej ai shpjegoi qëndrimin e tij se nëse shkohet në zgjedhje për reformën në drejtësi kush garanton se parlamenti i ri do ti ketë votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë reformë”. /Telegrafi/

Exit mobile version