Telegrafi

Blunt dhe Real paralajmërojnë skenat e klipit të ri me imazhe provokative

Hip hop yjet kontraverse shqiptare, Blunt dhe Real, kanë publikuar imazhe nga projekti i ri i tyre.

Ashtu siç kanë paralajmëruar, ata do të publikojnë së shpejti projektin e ri.

Në disa imazhe në InstaStory, shihen disa femra provokative dhe Real 1 në skena të nxehta.

Dyshja me projektin e ri vijnë pas këngës “Qika Jem”, që shkaktoi një numër reagimesh.

Ishte Dj Blunt ai që me anë të disa “sqarimeve” në rrjetin social InstaStory ofendoi një sërë reperësh.

Prej atij momenti kontravers ai një pjese i ka kërkuar falje, ndërkaq ka vazhduar që të ofendojë edhe emra si Unikkatili.

Dj Blunt ka pretenduar vazhdimisht se është legjend e hip hopit me numrin e madh të albumeve dhe hiteve të publikuara.

Ndryshe, projekti i ri është paraprijës i albumit të Dj Blunt i cili ka kohë që po paralajmërohet. /Telegrafi/