Telegrafi

Blunt dhe Real 1 publikojnë klipin e ri “Lean lean”, sjellin skena provokuese në klip (Video, +18)

Foto: YouTube

DJ Blunt dhe Real 1, të njohur tashmë si ShaolinGang, kanë prezantuar për fansat projektin e tyre më të ri muzikor.

‘Lean Lean’ mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është këngë ritmike-verore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet dyshja, teksa për miximin është kujdesur Florent Boshnjaku.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft veror, që i përshtatet tematikës.

ShaolinGang në klipin e ri “Lean Lean” (Foto: YouTube)

Pjesë e klipit janë shumë modele femra të ekspozuara, të cilat kanë një paraqitje mjaft atraktive në klip.

ShaolinGang janë shumë aktivë muajve të fundit me projekte të reja, ndërsa pritet që gjatë verës të jenë mjaft të angazhuar edhe në koncerte. /Telegrafi/