Blogerja e fitnesit, Sara Puhto, ka treguar të vërtetën rreth imazheve që ekspozojnë të pasmet e bujshme të femrave të njohura.
Jemi mësuar që disa prej yjeve, qoftë të huaja apo vendore, të vënë në plan të parë të pasmet e tyre që duken mjaft të formësuara e që ua kanë zilinë pjesëtaret tjera të gjinisë së bukur.
Por, Sara thotë se jo gjithçka është ashtu si duket. Ajo i ka krahasuar dy imazhe të saja në vartësi prej pozës që ka marrë.
Në njërën fotografi, ajo ka qëndruar normalisht, derisa në tjetrën i ka nxjerrë të pasmet për të treguar se pjesa më e përfolur e femrave në vitet e fundit duket ndryshe varësisht nga poza që merr.
“Në një botë ku të pasmet e Kardashianeve janë të lartësuara, duhet ta kemi parasysh se fotografitë që i shohim qofshin të tyre apo të dikujt tjetër, nuk janë gjithmonë të vërteta. Të pasmet e tyre nuk mund të duken aq të mëdha nga të gjitha këndet”, ka sqaruar Sara. /Telegrafi/