Telegrafi

Blogerja e famshme, Foinika Kay lanson linjën e qerpikëve “Kosovo”: Jam shumë krenare për origjinën time

Foinika Kay (Foto: Instagram/exteriorglam)

Blogerja e popullarizuar shqiptare, Foinika Kay, e cila njihet si një personalitet me ndikim në botën e kozmetikës, e ka lansuar linjën e qerpikëve artificialë të quajtur “Kosovo”.

Bukuroshja me origjinë nga Kosova, e cila jeton dhe vepron në New York, ka bashkëpunuar me kompaninë ‘Tarte Cosmetics’, për të cilën e ka bërë dizajnimin e qerpikëve, të cilët shumë shpejt do të nxirren në shitje në gjithë botën.

“Pas punës së madhe disavjeçare, jam shumë e gëzuar për bashkëpunimin tim të parë dhe akoma më shumë e entuziazmuar se ky bashkëpunim është me Tarte që ka qenë ndër brendet e ia të preferuara të makijazhit, prej se e kam nisur punën si artiste makijazhi, para se të merrja vëmendje në rrjetet sociale”.

“Jam shumë krenare për origjinën time dhe ka qenë shumë e rëndësishme për suksesin tim, prandaj ka vlerë të madhe për mua që mund t’i shfaq pakëz dashuri vendit tim me bashkëpunimin tim të parë për qerpikë”, ka thënë në një deklaratë Foinika, e cila në rrjetet sociale si ExteriorGlam.

Kush është Foinika Kay

Bukuroshja me origjinë nga Peja, ka lindur më 26 dhjetor 1992, ndërsa tash jeton dhe vepron në qytetin e New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bë një yll i Instagramit duke fituar shumë famë dhe vëmendje, ndërsa fokusi i saj është te makijazhi dhe zbukurimi i femrave.

Ajo arrin ta bëjë me shumë sukses realizimin e makijazhit, falë dukjes që ka, metodat dhe truqet që përdor. Dhe e gjithë kjo i ka ndihmuar të tërheqë vëmendje dhe aktualisht numëron 1.7 milion ndjekës.

Foinika ka bashkëpunuar me personalitete të njohura të kozmetikës, si PAox33. Derisa për realizimin e ideve të saj, bashkëpunon edhe me kompani të ndryshme e njëherësh përfshihet në fushatat e tyre promovuese të produkteve.

Pasuria e Foinika Kay

Duke qenë se ka 1.7 milion ndjekës në Instagram, reklamuesit paguajnë një shumë të caktuar për secilin postim që bëjnë. Duke marrë në konsideratë 15 postimet e fundit, shkalla mesatare e përfshirjes së ndjekës në secilin postim të sajin është 3.31 për qind. Kështu, vlera mesatare që përfiton për sponsorim është ndërmjet 3.490 – 5.816 dollarë

Foinika ka bashkëpunuar me shumë ikona dhe profesionistë të kozmetikës. Ajo kishte ndërtuar partneritet me Lillylashes dhe shumë sipërmarrje tjera. Megjithatë, përfitimet nga këto bashkëpunime nuk janë bërë publike për shkak të çështjeve të privatësisë.

Duke kalkuara të hyrat e saj, besohet se Kay ka një pasuri ndërmjet 300.000 – 400.000 dollarë, shkruan Celebslifereel.

Jeta private

Bukuroshja thuhet se nuk është në një lidhje, ndërkohë që ajo preferon ta mbajë në ndarë jetën personale dhe profesionale. Ndërsa deri më tani nuk ka publikuar diçka në lidhje me statusin e saj. Po ashtu, në profilin e saj në Instagram nuk ka publikuar diçka në lidhje me familjen e saj. Kjo e bën të qartë se ajo e ka të ndarë këtë pjesën dhe e mban për vete.

Tash për tash, Foinika po bën një jetë të lumtur dhe të suksesshme me një karrierë fantastike. Është personalitet i rezervuar, prandaj e ka mbajtur larg syrit të publikut jetën e saj romantike. /Telegrafi/