Telegrafi

Blogerja Anisa Veseli i futet muzikës, nis realizimin e këngës së parë me producentin Rzon

Foto: Anisa Veseli/Instagram

Blogerja nga Prishtina, Anisa Veseli, ka qenë deri më të tash e njohur për publikun për videot e ndryshme që realizonte dhe i shpërndante në rrjetet sociale.

Duke qenë se ka arritur potencialisht një numër të madh ndjekësish, Anisa duket se ka vendosur t’i qaset edhe në një formë tjetër showbizit vendor.

Ajo është gati për të regjistruar këngën e saj të parë, të cilën ia ka besuar producentit shumë të kërkuar të momentit, Rzon.

Dyshja kanë publikuar së bashku në rrjetet sociale disa imazhe të përbashkëta, ndër to edhe një video nga studio muzikore, ku shihen teksa përfundojnë së bashku incizimin e këngës.

Blogerja madje ka bërë të ditur për ndjekësit e saj edhe një pjesë të tekstit të këngës së saj, e cila do të jetë shumë shpejt e gatshme për publikun.

Anisa përndryshe vetëm si blogere ka arritur që ta shtrijë ndjekjen e saj në Instagram në plot 90 mijë përdorues të këtij rrjeti social. /Telegrafi/