Telegrafi

Bllokuan udhëkryqin me qëllim që mbi 30 Porsche të mund të kalojnë rrugën në të kuqen (Video)

Shoferët e një qyteti të Tajlandës u nervozuan shumë kur 32 vetura Porsche bllokuan udhëkryqin, në mënyrë që mund të kalojnë lirshëm në dritën e kuqe të semaforit.

Veturat me ngjyra të ndryshme injoruan shenjat e komunikacionit në Wat Sri Panton në provincën Nan të Tajlandës, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur një veturë Porsche ngjyrë hiri bllokon veturat tjera me qëllim që Porschet tjera të kalojnë në të kuqen.

Ky veprim ka nervozuar shumë shoferët e veturave tjera, ndërsa Jan Chalom që e kishte të ndezur dritën e gjelbër të semaforit ka thënë se ky veprim ishte i planifikuar më parë.

“Ishin të vetëdijshëm që po e shkelnin ligjin, por thjesht ky fakt nuk u bënte përshtypje. Të jesh i pasur nuk do të thotë se duhet ta shkelësh ligjin”, ka shtuar Chalom.