Telegrafi

Bllokohet rruga Trebosh – Xhepçisht (Foto)

Nga reshjet e rëmbyeshme që sot kanë goditur rajonin e Tetovës, ka shkaktuar bllokim plotësisht rrugën regjionale Tetovë- Jazhincë.

TetovaSot ju sjell pamje përmes fotografive ku shihet fuqia e përmbyetjeve nga shiu, që shkaktoi edhe daljen nga shtrati të lumit në Poroj të Tetovës.

Policia ka bllokuar hyrjet daljet për në Jazhincë në afërsi të fshatit Xhepçisht dhe në Poroj. Shoferët e automjeteve udhëzohen që të drejtohen për në Shemshovë dhe më pas të dalin në rrugën për në Jazhincë, raporton Tetovasot.

Deri tani nuk është konfirmuar as raportuar për ndonjë të plagosur apo ndonjë viktimë, por se janë shkaktuar vetëm dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/