Site icon Telegrafi

Bllokohet nga dheu gjatë punimeve, punëtori nga Kamenica dërgohet në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Nënë Tereza” në Kamenicë, një punëtor i një firme private, gjatë punimeve është bllokuar nga dheu.

Zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin viktimën dhe pastaj është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version