Në orët e mbrëmjes, në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicë së Veriut është regjistruar një incident.
Rreth 10 persona janë acaruar pasi në një përmendore të një ish-ushtari të UÇK-së ishte vendosur një “stikers”.
Si pasojë e kësaj, turma ka reaguar duke shpuar gomat e dy veturave që gjendeshin aty pranë.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se situata është qetësuar dhe policia po e heton rastin.
“Një stikers është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njerëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthyer gomat me mjete të mprehta (nga një gomë në secilën veturë) dhe tash policia po e heton këtë rast”.
“Njerëzit janë shpërndarë dhe policia po merret me rastin”, ka deklaruar Elshani. /Telegrafi/