Site icon Telegrafi

Bllokohet Gjykata Supreme në SHBA, policia po heton dhe analizon mjetin e dyshuar të parkuar para ndërtesës

Gjykata Supreme në SHBA është bllokuar për arsye sigurie, kurse zyrtarët për zbatim të ligjit kanë mbyllur një pjesë të objektit pasi që në afërsi të saj është gjetur një veturë e dyshuar.

Policia në Capitol, ka paralajmëruar opinionin që të mos shmang rrugët kryesore që çojnë drejt Gjykatës Supreme në Washington, transmeton Telegrafi.

“Po hetojmë veturën e dyshimtë para gjykatës Supreme përgjatë rrugëve kryesore”, thuhet në kumtesën e policisë amerikane të Capitolit.

Një gazetar ka publikuar në Twitter një fotografi, ku shihet një veturë ngjyrë hiri i ndalur në afërsi të Gjykatës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version