Telegrafi

Bllokohet rruga Vlorë-Llogara, shkak defekti në një kamion mallrash

Aksi rrugor Vlorë-Llogara është bllokuar mesditën e kësaj të marte për shkak të një kamioni, i cili ka pësuar një defekt.

Kamioni ka bllokuar qarkullimin duke bërë që të krijohen radhë të gjata automjetesh në aksin rrugor që lidh Vlorën me pjesën e Rivierës dhe që të çon në drejtim të Himarës dhe Sarandës.

Policia bën me dije se shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës.

“Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vëndin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor”, njofton policia. /Telegrafi/