Site icon Telegrafi

Bllokohen tri rrugë në përkujtim të viktimave të aksidenteve rrugore

Foto: Ilustrim

Sot, tri rrugët kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura për dhjetë minuta, duke shënuar ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

Aty do të realizohen tri performanca artistike dhe vetëdijesuese, ku do të jenë të përfshirë edhe autoambulanca dhe policia.

Sipas njoftimit, performancat do të nisin në ora 12:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:10, në rrugën ‘Garibaldi’, përbri Hotelit Grand, në vendkalim të këmbësoreve, rrugën ‘Agim Ramadani’, para Hotel Sirius, në vendkalim të këmbësoreve dhe rrugën ‘Luan Haradinaj’, para New Born, në vendkalim të këmbësoreve.

I gjithë aktiviteti zhvillohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor- Impact.

“Shënimi i kësaj dite ka për qellim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar  rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version