Dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhime shqiptare janë bllokuar prej dy ditësh në pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e vendit.
Drejtuesit e kamionëve thonë për Klan TV se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën e Serbinë.
Ata bëjnë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës. Radhë të gjata kamionësh janë shënuar prej dy ditësh edhe në pikat e tjera doganore të Kosovës, sidomos ato me Serbinë në veri të vendit.