Dy persona kishin mbetur në ashensorin e ndërtesës pasi ishte bllokuar dhe me pas kanë filluar të grinden mes vete.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren, gjë që solli edhe reagimin e njësitit policor dhe të zjarrfikësve.
Ashensori është hapur me forcë por më pas njëri prej personave të bllokuar në ashensor kishte sulmuar edhe zyrtarët policorë.
Policia tha se tek personi i dyshuar është gjetur një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/