Site icon Telegrafi

Bllokimi i rrugëve, reagon Berisha: Çliruam vendin për 3 orë, ishte kryefjalë e mediave botërore

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në një deklaratë për mediat në lidhje me bllokimin e rrugëve një ditë më parë nga opozita. Ai u shpreh se këto ishin 180 minuta çlirimi për shqiptarët dhe jo izolimi siç dukej në plan të parë.

“Kryefjala e çdo shqiptari, lajmet e agjencive botërore, ishin një dhe vetëm një, paralizimi prej 3 orësh i Shqipërisë nga veriu në jug. Për këtë më duhet të bëj një korrigjim: Në pamje të parë dukej se Shqipëria ishte e paralizuar për 3 orë, por mbrëmë Shqipëria ishte e çliruar për 3 orë.

Dje Shqipëria rifitoi dinjitetin për 3 orë, por më e rëndësishmja, mesazhi i shpresës që ne u përcollëm qytetarëve, opozita nuk ka frikë nga narkoshteti”, tha Berisha.

Më tej, Berisha tha se aksioni sapo ka nisur. “Kujtoj se kemi ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e mosbindjes civile, kemi edhe 75 të tjera”. /Telegrafi/

Exit mobile version