Humbjet e deritanishme të Transportit të Hekurudhave të Maqedonisë (THM), të shkaktuara nga bllokada e migrantëve në kufirim me Greqinë, vlerësohen në mbi 1.5 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas drejtorit të THM-së, Nikolla Kostov, ky dëm është shkaktuar në 50 ditët e bllokadës.
Kostov thotë se transporti i mallrave është ulur për 80%, krahasuar me vitin e kaluar, duke shtuar se vetëm 20% e kapaciteteve të Hekurudhave të Maqedonisë është aktive, që konsiderohet si një tragjedi dhe kaos.
Ai bën të ditur se ka kërkuar bashkëpunim nga pala greke për të arritur në një çbllokim të situatës, por që tani për tani nuk ka asnjë lëvizje nga pala greke./Telegrafi/