Site icon Telegrafi

Bllokimi i KQZ-së, punëtorët e subjekteve politike mbesin pa paga prej dy muajsh (Video)

Këtë vit, punëtorët në administratë dhe grupe parlamentare të partive politike, nuk i kanë marr pagat ende. Për mos marrja e dy pagave deri më tani, kanë ndikuar edhe situata në KQZ, dhe mos kompletimi i këtij komisioni.

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është bllokuar, pasi që në mars të 2018-ës ka përfunduar mandati i anëtarëve të këtij organi.

Kjo ka bërë që edhe buxheti për partitë politike të mos ndahet, dhe si rezultat i kësaj, stafi administrativ i grupeve parlamentare, ka mbetur pa paga prej dy muajsh.

Ismet Beqiri nga LDK-ja në një përgjigje me shkrim u shpreh se veprimi i Presidentit është i pa drejtë dhe i qëllimshëm.

“Mos dekretimi i anëtarëve ka bërë që edhe administrate e partisë si dhe e grupit parlamentar të mos marrin pagë tani e dy muaj e gjithë kjo është e pa dejtë duke e ditur që financimi bëhet nga KQZ. Mos dekretimi i anëtarëve nga Presidenti po pengon punën normale të subjekte politike. LDK-së i takojnë dy anëtarë në KQZ, presidenti po e shkel kushtetutën duke mos i kryer përgjegjësit e tij”, tha Beqiri për RTV Dukagjinin.

Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se me këtë veprim po dëmtohet edhe besimi ndaj KQZ-së, si një institucion i pavarur.

“Kjo çfarë po bën Presidenti, duke mbajtur pothuajse të bllokuar KQZ-në prej një viti ka cenuar integritetin e KQZ-së. Natyrisht që shumë punë janë pamundësuar përfshirë edhe mos certifikimin e shumë asamblistëve në komuna të ndryshme”, tha Adnan Rrustemi.

Sipas Rrustemit bllokimi nga Presidenti po bëhet me qëllim  dhe se dërgimi në kushtetuese ka qenë i pa nevojshëm.

“Tri subjektet politike që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe kanë dalë nga zgjedhjet të kenë anëtarë të barabartë në KQZ. Në këtë rast PAN-i dy anëtarë, Lëvizja Vetëvendosje dy anëtarë dhe LAA përkatësisht LDK dy anëtarë”, deklaroi më tej Adnan Rrustemi.

RTV Dukagjini mëson se Fondi për vitin 2018 për financimin e grupeve parlamentare, ka qenë 4.2 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version