Site icon Telegrafi

Bllokimi i Aeroportit të Rinasit, policia areston disa kontrollorë

Policia e Shtetit ka nisur shoqërimin e disa prej kontrollorëve të Albcontrol në Rinas.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me “shpërdorim detyre”.

Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.

Sipas prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë intervistës për Euronews Albania tha se greva është e paligjshme pasi bëhet fjalë për një sektor jetik.

Gjithashtu ministrja theksoi se për këtë vendim nuk ka pasur asnjë njoftim dhe funksionimi i Albcontrol është pezulluar menjëherë.

Exit mobile version