Keith Wyman e ka filmuar të birin dyvjeçar, teksa kalonte bllokadën e shkallëve të pishinës, që ndodhet në oborrin e shtëpisë së tij në Massachusetts të Shteteve të Bashkua.
Megjithëse ishte thënë se ato ndalojnë hyrjen në pishinë, fëmija nuk e pati problem që të ngjitët dhe të afrohet te uji, transmeton Telegrafi.
Me anë të videos së postuar më poshtë, Wyman ka dashur të tregojë se sa e padobishme është kjo pajisje, teksa përbën rrezik për të vegjlit që janë të pambikëqyrur.
“Po që se mendoni se fëmijët i keni të sigurt, e keni gabim. Largojeni menjëherë dhe kujdesuni që ata të mos futen në ujë, kur nuk jeni aty”, ka komentuar ai.
Ngjarja është bërë virale me shpejtësi, ndërsa shumë prindër u shprehën të mllefosur, nga frika se fëmijët e tyre kanë mundur ta pësonin, duke kaluar bllokadën në të njëjtën formë. /Telegrafi/
https://youtu.be/GfeMwRfA2b4