Reperi nga Gjilani, Blleki, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“E din” titullohet kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me DJ-në e njohur, Kont.
Kënga e dyshes është kompletuar edhe nga ana vizuale me klip të realizuar në qytetin e Gjilanit, pasi të dy artistët vijnë nga i njëjti vend.
Për projektin është përkujdesur producenti Rzon, gjersa tashmë e gjeni të plotë në kanalin e Bllekit në YouTube.
I njëjti thuhet se është larguar nga labeli “PINT”, përkundër se deri më tani nuk ka bërë ndonjë reagim publik.
Ai ndërkaq pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij të të interpretuarit dhe tani ka mbledhur fansa të shumtë.
Besohet që edhe kjo këngë do të pritet mirë nga publiku. /Telegrafi/