Marin tashmë është bërë një emër i njohur në estradën shqiptare.
Ai është rep-artisti që ka arritur për pak kohë të marrë vëmendje të madhe, për shkak të projekteve të veçanta.
Duke u fokusuar më shumë në zhanrin hip-hop, Marin tashmë ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.
“Blitz” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Rzon.
Tekstin e ka shkruar vet reperi, kurse për pjesën vizuale ka punuar Melodi Studio, ku Marin shfaqet me vetura luksoze.
Theksojmë se kënga është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tij, duke numëruar mijëra klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/