Site icon Telegrafi

​Blinken: SHBA marrin informacion të ri mbi rrëzimin e ndërtesës në Gaza

Sekretari i Shtetit amerikan Anthony Blinken tha sot se Uashingtoni ka marrë informacion shtesë në lidhje me shkatërrimin izraelit të një ndërtese shumëkatëshe në Gaza, e cila strehonte zyrat lokale të Associated Press dhe organizatën e lajmeve Al Jazeera.

Blinken, megjithatë, nuk pranoi të komentonte më tej, raporton Reuters.

“Ne kemi kërkuar informacion shtesë nga Izraeli mbi këtë çështje,” tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm islandez në Reikjavik.

“Me sa kuptoj, ne morëm disa informacione shtesë përmes kanaleve të inteligjencës dhe kjo nuk është diçka për të cilën unë mund të komentoj,” tha Blinken.

Izraeli njoftoi se aeroplanët e tij luftarakë qëlluan me raketa në ndërtesën në të cilën ishte vendosur qelia e inteligjencës Hamas të shtunën.

Kryeredaktori i agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press, Sally Busby, deklaroi se deri më tani nuk është parë asnjë provë nga zyrtarët izraelitë që justifikonin bombardimin dhe rrëzimin e ndërtesës dymbëdhjetë kate.

Busby kërkoi një hetim të pavarur mbi bombardimet izraelite të ndërtesës në Gaza, e cila strehonte gazetarë nga AP dhe media të tjera, duke theksuar se publiku “i meriton faktet”.

Exit mobile version