Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po qëndron në Izrael, i është drejtuar mediave në një konferencë të përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Ai tha se i vie mirë që është rikthyer në Izrael në momente tejet të vështira për gjithë botën, transmeton Telegrafi.
“Është e pamundur për mua të shikojë fotografitë e familjeve të vrara… dhe të mos mendojë për fëmijët e mi”, tha Blinken.
“Masakrimi i foshnjave, trupat e prerë, të rinj të djegur për të gjalli, gra të dhunuara, prindër të ekzekutuar para syve të fëmijëve të tyre dhe e kundërta, fëmijë të ekzekutuar para prindërve. Si mund ta kuptojmë këtë”, shtoi Sekretari amerikan.
Ai gjithashtu foli për trimërinë e qytetarëve të Izraelit.
“Mesazhin që e sjell në Izrael është ky – mund të jeni mjaftueshëm të fortë për ta mbrojtur veten, por sa të ekzistojë SHBA kurrë nuk do të keni nevojë. SHBA gjithmonë do të jetë këtu për ta ndihmuar Izraelin”.
Kryediplomati amerikan theksoi se “kushdo që dëshiron paqe dhe drejtësi duhet të dënojë terrorin e Hamasit”.
“Hamasi ka vetëm një agjendë – shkatërrimin e Izraelit dhe të vrasë hebrenj”, shtoi Blinken. /Telegrafi/