Site icon Telegrafi

Blinken pas takimit me liderët arabë: Jemi të fokusuar në lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi

Pas takimit me liderët arabë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se vendi i tij mbetet i fokusuar në lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe thotë se “Izraeli duhet të marrë çdo masë të mundshme për të parandaluar viktimat civile”.

Në një konferencë për shtyp pas takimeve në Aman të Jordanisë me pesë liderë nga rajoni, Blinken thotë se ata do të punojnë për të frenuar çdo “aktor shtetëror dhe joshtetëror në hapjen e një fronti tjetër në këtë konflikt, ose ndërmarrjen e veprimeve të tjera destabilizuese”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu OKB-ja konfirmon se është bombarduar një shkollë në Gaza, në mesin e viktimave edhe fëmijë

Ai përsëriti nevojën për të nxitur një fluks të shtuar të ndihmave humanitare në Gaza dhe për të nxjerrë shtetasit e huaj nga enklava.

Lexo po ashtu Izraeli publikon pamjet e bombardimit të objektivave të Hezbollahut në Liban

Shtetet e Bashkuara besojnë se një armëpushim do ta linte Hamasin në vend dhe do ta lejonte atë të rigrupohet dhe të kryejë sulme të ngjashme me atë të 7 tetorit, tha Blinken. /Telegrafi/

Exit mobile version