Site icon Telegrafi

Blinken: Duhet të ndalet dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

Antony Blinken ka mbajtur një konferencë shtypi gjatë vizitës më të fundit në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv.

Sekretari amerikan i Shtetit ka folur rreth pamjeve të fëmijëve palestinezë duke u nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave në Gaza.

“Kur e shoh këtë, në sytë e tyre përmes ekranit të televizorit, shoh fëmijët e mi. Si të mos i shoh?”, deklaroi ai, raporton skynews.

Blinken kritikon Hamasin për përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”, por thotë se kjo nuk është një arsye që të vuajnë civilët.

“Ne i kemi dhënë Izraelit këshilla, të cilat vetëm miqtë më të mirë mund t’i ofrojnë, se si të minimizohen vdekjet e civilëve për të arritur objektivat rreth gjetjes së pengjeve dhe zhdukjen e terroristëve të Hamasit”, thotë ai.

Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Zyrtari amerikan vazhdon duke thënë se duhet të ndalet “dhuna ekstremiste kundër palestinezëve” në Bregun Perëndimor dhe nevojitet më shumë ndihmë për Gazën.

Sekretari i Shtetit diskutoi çështjen e pauzave humanitare me politikanët izraelitë, të cilën SHBA-ja e sheh si një mënyrë për të lehtësuar ndihmën. /Telegrafi/

Exit mobile version