Site icon Telegrafi

Blinken arsyeton ofensivën e izraelitëve në Gaza: Nuk është hakmarrje, por vetëmbrojtje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbrojti veprimet ushtarake të Izraelit.

Ai ka thënë se ato nuk ishin hakmarrëse, por më tepër mbrojtëse, raporton cnn.

Lexo po ashtu Kryeministri i Izraelit, Netanyahu: Ky është vetëm fillimi, do ta zhdukim Hamasin

“Asnjë qark nuk mund të tolerojë që një grup terrorist të hyjë, të vrasë popullin e tij në mënyrën më të pandërgjegjshme dhe të jetojë kështu”, deklaroi zyrtati amerikan.

“Ajo që bën Izraeli nuk është hakmarrje. Ajo që bëjnë izraelitët është se po mbrojnë jetët e njerëzve të tyre dhe, siç thashë, po përpiqen të sigurojnë që kjo më mos të ndodhë”, tha Blinken.

Lexo po ashtu Sikur në video-lojërat "CS:GO" apo "War Zone" - Pamje nga kundërsulmi i izraelitëve ndaj Hamasit

“Unë mendoj se çdo vend që përballet me atë që ka vuajtur Izraeli ka të ngjarë të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi ai.

Forcat izraelite duket se janë gati për të nisur një inkursion tokësor në Gaza dhe kanë bombarduar enklavën e drejtuar nga Hamasi në vazhdën e sulmeve brutale fundjavën e kaluar.

Lexo po ashtu Vritet një reporter i Reuters gjatë sulmeve izraelite në Liban - publikohen pamjet e lëndimit të disa gazetarëve

SHBA, Izraeli dhe “shumë vende të tjera në rajon” po mendojnë gjithashtu për “të nesërmen dhe ku shkon kjo”, tha kryediplomati amerikan.

“Një gjë është e sigurt: ne nuk mund të kthehemi në status quo që e lejoi këtë të ndodhte në radhë të parë. Pra, kjo duhet të jetë pjesë e të menduarit mirë dhe është”, tha Blinken.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake ndaj Rripit të Gazës pas sulmit të papritur të militantëve të Hamasit në shtetin izraelit. /Telegrafi/

Exit mobile version