Site icon Telegrafi

“Blind Date” me një libër për Shën Valentin në Librarinë Dukagjini

Këtë Shën Valentin, përveç të dashurve tuaj, Libraria Dukagjini ju mundëson ta përqafoni dashurinë tuaj për librat.

Sot është Dita e Shën Valentinit – ditë që festohet me atë që e doni ose edhe me atë që doni ta lexoni.

Nëse keni planifikuar ta kaloni ditën me një libër apo ta bëni dhuratë një, Libraria Dukagjini ka gjetur zgjidhjen perfekte për ju.

Zgjidhje kjo të cilën po e quajnë “Blind Date with a Book”, ku ju mund të zgjidhni librin për më të dashurin tuaj apo edhe për veten tënde, duke u bazuar në instinktin tënd dhe duke i besuar zgjedhjes së stafit të librarisë.

Ju ftojmë ta vizitoni librarinë Dukagjini në këtë ditë të veçantë sepse ku ka më mirë se të festoni  dashurinë në mes të librave dhe ta shijoni zgjedhjen sfiduese!

Exit mobile version