Telegrafi

Blick: Xhaka mund të bëhet kapiten i Arsenalit

Granit Xhaka . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Granit Xhaka po hyn në edicionin e tij të katërt te Arsenali, ku mund të kurorëzohet edhe si kapiten i klubit të madh anglez.

“Blick” ia ka dedikuar një shkrim Granitit, ku përmendet që do të bëhet prind për herë të parë pasi gruaja e tij Leonita është shpatëzën.

Por të mirët për të nuk do të ndalen pasi ai pret të marr një pozitë të rëdësishmë në hirakinë e skuadrës.

Edhe pse flitej për një kalim te Interi dhe Milani, ai i ka mohuar gjithmonë këto lajme, duke i qëndruar besnik Arsnalit.  Unai Emery beson shumë tek ai dhe për këtë tregon edhe numri i ndeshjeve, 40 gjithsej sezonin e shkuar.

Granit Xhaka në aksion . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Me largimin e Aaron Ramseyn dhe Petr Cechun, janë larguar dy prej pesë kapitenëve.

Mesut Ozili dhe kapiteni i Laurent Koscielny, po ashtu mund të largohen në këtë verë nga klubi.

Xhaka, kandidat i fortë për kapiten

Kontrata e Koscielnyt skadon edhe një vit, derisa ajo e Ozilit është deri në vitin 2021, por me rrogën prej 400,000 funteve në javë, ai është një kandidat për t’u larguar.

Xhaka në anën tjetër, ka kontratë deri në vitin 2023, kështu që është kandidati më me perspektivë për shiritin e kapitenit, së bashku me Hector Bellerin.

Lacazette, Xhaka dhe Kolasinac . (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

“Shpresa nuk është fjalë e duhur për mua në këtë kontekst. A do të isha krenar dhe a do të doja të udhëheqja ekipin si kapiten? Absolutisht. Por unë përpiqem, madje pa shirit që të marr përgjegjësinë”, kishte thënë ai. /Telegrafi/