Site icon Telegrafi

Bleu karburant me kartëmonedha false, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi mësohet se bleu karburant me një kartëmonedhë 100 euroshe false.

Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga një punonjës në një pikë karburanti në fshatin Labinot, si rezultat u arrestua shtetasi me iniciale M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version