Site icon Telegrafi

Bleu aksidentalisht dy herë të njëjtën biletë, australiani fiton 46 milionë dollarë

Një burrë në Melbourne të Australisë ka fituar 46.6 milionë dollarë australian në lotari, pasi gabimisht kishte blerë dy tiketa me numrat e njëjtë

Ai kishte blerë tiketën e parë në Saint Albans, dhe më pas bleu aksidentalisht biletën tjetër me numrat e njëjtë, por në një lokal tjetër, transmeton Telegrafi.

Megjithatë secila tiketë i ka sjellë atij nga 23.3 milionë dollarë, kurse gabimin që e ka bërë i është shpaguar, pasi që po ta kishte paguar vetëm një tiketë atëherë shumën prej 46.6 milionë dollarë nuk do ta fitonte.

E menaxhmenti i lotarisë në Australi ka publikuar numrat fitues 12,28,24,29,9,18 dhe 25 si dhe numrat plotësues 13 dhe 31. Ndërkaq burri që ka blerë dy tiketa ka pranuar se tash e 30 vite i luan numrat e njëjtë.

Dhe duke marrë parasysh se ka fituar një shumë të majme të parave, është duke menduar të pensionohet, të blejë shtëpi të re e ndoshta të shkoj për pushime me familjen. /Telegrafi/

Exit mobile version