Site icon Telegrafi

Bletarët kërkojnë zgjidhje nga institucionet shtetërore

Për shkak të zvogëlimit të skajshëm të numrit të bletëve, bletarët e rajonit të Shtipit kërkojnë nga Ministria për bujqësi, pylltari dhe ujëra të shpallet fatkeqësi natyrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i shoqatës së bletarëve ‘Pellar’- Shtip, Tome Tonev thotë se akujt pranverorë dhe thatësira verore kanë shkaktuar zvogëlim të familjeve të bletëve dhe poashtu në mënyrë drastike është zvogëluar edhe prodhimi i mjaltit dhe prodhimeve tjera.
‘Nuk mbajmë mend ndonjë vit si ky, ku në koshere nuk ka sasi të mjaftueshme të mjaltit as për vetë bletët. Askund nuk ka mjaltë. Bletarët duhet vet ti ushqejnë bletët, nëse duan që familjet e bletëve të mbijetojnë’, vazhdoi Tonev.

Ai thekson se shërbimet përkatëse duhet të dalin në terren dhe ta analizojnë situatën aktuale, gjegjësisht, të përcaktojnë në çfarë shkalle ka arritur zhdukja e bletëve. Nga ana tjetër, mungesa e mjaltit shkaktoi ngritje të çmimit të mjaltit deri në 400 denarë për një kilogram, situatë të cilën e shfrytëzuan tregtarët për të importuar nga jashtë. Vetëm në Shtip ka rreth 100 bletarë që të ardhurat e vetme i kanë nga ky profesion./Telegrafi/

Exit mobile version