Humbja në Miss Universe nuk i ka penguar shumë asaj për të shkëlqyer në puntatat e emisionit ku është e angazhuar.
Bukuroshja që mori kurorën e më të bukurës shqiptare prej kohësh është pjesë e emisionit “Procesi Sportiv”.
Tash bukuroshja ka joshur para emisionit duke dalë me një veshje ngjyrë kaltër që nxjerrë në pah linjat e saj.
Bukuroshja shihet tejet atraktive në këtë imazh ku flokët i ka të rrafshëta dhe në formë të thjeshtë.
Blerta Leka besohet se është pa të dashur.
Ajo së fundmi mori pjesë në Miss Universe në Los Angeles ku nuk arriti të fitojë ndonjë pozitë të mirë.
Ajo ndryshe konsiderohet zëvëndësuesja e Marina Vjollcës, bukuroshes që dikur ishte fytyra e emisionit sportiv. /Telegrafi/