Site icon Telegrafi

Blerta Deliu-Kodra “thumbohet” nga fëmijët në “debat”: A keni mundësi që ju të uleni në Kuvend e të diskutoni si njerëz të mirë?!

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në RTV Dukagjini është përballë me pyetjet thumbuese të fëmijëve.

Pse nuk diskutoni në Parlament më shumë për fëmijët?, ishte njëra ndër pyetjet e fëmijëve.

“Pajtohem që duhet të diskutohet më shumë për ju, pasi kemi të gjithë fëmijë. Ne kemi pasur shumë probleme politike dhe ndonjëherë fëmijët nuk janë trajtuar sa duhet, por më në fund është mirë që Kosova ka ligj për fëmijët”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Deputetja është pyetur edhe për vështirësitë që kanë gratë në politikë.

“Kohën e kaluar ka qenë më vështirë, por sot ka shumë vajza që bëhen deputete dhe janë shembull i mirë”.

Deliu-Kodra është pyetur nga fëmijët edhe për debatet në Kuvend.

“Në Kuvend diskutimi shpesh kthehet në zënka dhe kacafytje. A keni mundësi që ju të uleni e të diskutoni si njerëz të mirë?”

“Pyetje e mirë. E di që jo rrallë parlamenti është bërë ambient i vështirë që ta shohin fëmijët. Edhe Kosovës i duhet që diskutimet të bëhen përmes fjalëve me dabate edhe kur nuk pajtohemi”, është përgjigjur Blerta Deliu-Kodra./Telegrafi/

Exit mobile version