Emri i deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ishte përfolur si kandidate për postin e ministres për Integrime Evropiane, por deputetja ka refuzuar këtë post ministror.
Vetë deputetja Deliu-Kodra ka konfirmuar refuzimin e postit ministror, pasi sipas saj vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Deliu-Kodra ka bërë të ditur për KTV, se do të vazhdojë të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/