Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu, ka shënuar 25 vjetorin e Rinisë Demokratike të Kosovës.
Në një postim Deliu theksoi se ky angazhim ka qenë motivues në shërbim të rinisë dhe zhvillimit të Kosovës.
“25 vjet me Rininë Demokratike të Kosovës. Energji dhe frymëzim i pashtershëm!”, shkruan Deliu.
Deliu në zgjedhjet e 9 shkurtit garon edhe për një mandat tjetër si deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo është pjesë e listës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/