Prezantuesja e ekranit RTV 21, ka udhëtuar së fundmi drejt Italisë për të realizuar disa intervista të reja për emisionin e saj.
Atje ajo ka pasur rastin të takohet me shumë yje të futbollit, ndër ta edhe portierin e njohur të Lazios, Thomas Strakosha.
Duket se për ta realizuar në mënyrë sa më të thjeshtë intervistën, dyshja kishin zgjedhur barin e gjelbër, nga ku ishin ulur për të realizuar bisedën.
Por, duket se veshja e Bleronës ka qenë mjaft e shkurtër dhe provokuese, mjaftueshëm sa për t’ia marrë pak vëmendjen portierit të njohur.
ndonëse ishin të dy me sy para kamerës së aparatit, Strakosha vërehej mjaft i lumtur në fytyrë që pati rastin të intervistohet nga një prej bukurosheve më seksi të ekranit. /Telegrafi/