Këngëtari Blero shumë shpejt pritet të jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjike 2016”, ku do të prezantojë para publikut këngën e tij më të re.
Përmes rrjeteve sociale Blero ka treguar projekti i ri është gati në përfundim. dhe vjen shumë shpejt.
Ai ka publikuar në Istagram një foto nga koncerti e fundit, teksa në mbishkrimin e fotos Blero ka shkruar numrin “154”, që me gjasë mund të jetë titulli i këngës së tij më të re.
Është bërë e ditur se Blero do të vijë me baladë në “Këngën Magjike”, të cilës ia ka punuar vet muzikën dhe tekstin.
Mbetet të shihet se si do të jetë performanca e këngëtarit në këtë festival, në të cilin mungon prej vitesh. /Telegrafi/