Telegrafi

Blero zbulon emrat e këngëtarëve që do të këndojnë në martesën e tij me Afronën

Afrona Dika dhe Blero (Foto: Instagram/bleromuharremi)

Këngëtari shqiptar, Blero, tash e një kohë ka nisur përgatitjet e dasmës së tij.

Ai pritet të martohet me 21 shtator me bukuroshen Afrona Dika, të cilët tashmë pothuajse kanë finalizuar disa gjëra që kanë të bëjnë me ceremoninë e tyre martesore.

Së fundmi, Blero në llogarinë e tij personale, Instagram, për të gjithë fansat e tij ka treguar se kush do t’i këndojë në dasmë.

“Për informacion në dasmën time do të këndojë Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi dhe Shkurte Gashi”, shkruan mes të tjerash 40-vjeçari.

Lexo po ashtu Blero dhe Afrona Dika do të martohen në shtator

Dyshja janë të lidhur prej vitesh dhe thuhet se do ketë një dasmë super luksoze me mbi 600 të ftuar.

Nga ana tjetër, modelja shqiptare ditë më parë e ka festuar festën e beqarisë në Mykonos të Greqisë, bashkë me miket e saj më të ngushta. /Telegrafi/

Blero (Foto: Instagram/bleromuharremi)