Këngëtari shqiptar, Blero, tash e një kohë ka nisur përgatitjet e dasmës së tij.
Ai pritet të martohet me 21 shtator me bukuroshen Afrona Dika, të cilët tashmë pothuajse kanë finalizuar disa gjëra që kanë të bëjnë me ceremoninë e tyre martesore.
Së fundmi, Blero në llogarinë e tij personale, Instagram, për të gjithë fansat e tij ka treguar se kush do t’i këndojë në dasmë.
“Për informacion në dasmën time do të këndojë Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi dhe Shkurte Gashi”, shkruan mes të tjerash 40-vjeçari.
Dyshja janë të lidhur prej vitesh dhe thuhet se do ketë një dasmë super luksoze me mbi 600 të ftuar.
Nga ana tjetër, modelja shqiptare ditë më parë e ka festuar festën e beqarisë në Mykonos të Greqisë, bashkë me miket e saj më të ngushta. /Telegrafi/