Site icon Telegrafi

Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën “Distanca”

Blero, Uki dhe Eli Malaj bashkuan forcat për të sjellë projektin e tyre të quajtur “Distanca”.

Vetëm disa orë pas publikimit të projektit, kënga e tyre ka grumbulluar dhjetëra mijëra klikime në platformën YouTube.

Kënga me një melodi dhe tekst nostalgjik siç duket u prit mirë nga adhuruesit e shumtë të artistëve.

Projekti i ri i Bleros në bashkëpunim me dy artistët vjen menjëherë pas publikimit të podcastit të tij me Afronën, një intervistë tejet e diskutuar në internet.

Kjo sezonë verore, nisi me bashkëpunime të shumta në mesin e artistëve të estradës. /Telegrafi/

Exit mobile version