Këngëtari Blero Muharremi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Reload” në TV Dukagjini, ku ka folur shumë rreth karrierës së tij.
Bisedën këngëtari e ka nisur përballë gazetares Nita Brisku me pyetjen se pse u shua kompania e tij, që dikur prodhonte hite e emëruar me emrin “Elephant”, gjersa përgjigjja e tij ka qenë e menjëhershme.
Një kohë të gjatë ishte përfolur se kjo kompani ishte shitur me një çmim kogja të lartë, por vet këngëtari e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.
Ai ka sqaruar se kompania “Elephant” nisi si një ide mes tij dhe kompozitorit Florent Boshnjaku, mirëpo angazhimet e tyre në muzikë nuk i lejuan që të kenë pëqendrimin e duhur në punë.
Blero gjithashtu ka cekur se tani vazhdon realizimin e këngëve në studion e tij, gjersa “Elephant” është shuar tërësisht. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rap74eIEIRg