Këngëtari Blero Muharremi këtë periudhë karantine e ka kaluar në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Ai duket se është izoluar vetëm pasi në një postim të fundit në Instagram ka bërë të ditur se është takuar me vajzën e tij, Tarën pas tre muajsh, duke qenë se këtë kohë ia ka pamundësuar pandemia globale.
Artisti i njohur postoi një fotografi krah së bijës në InstaStory, i cili shfaqet i lumtur që më në fund është takuar me të.
“Pas gati tre muaj e takova dritën e syve të mi, zemrën time Tara”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Krahas kësaj, Blero ka qenë tejet i angazhuar me projekte muzikore, ku vetëm përgjatë këtyre tre muajve lansoi tre këngë të reja: “Harrova”, “Pse s’thash të du” dhe “Lambo”.
Për këtë të fundit, 41-vjeçari ka bashkëpunuar me me L30 dhe projekti i tyre u prit mjaft mirë nga publiku.
https://www.youtube.com/watch?v=qgPEvb3Jf2g
Për shkak të pandemisë, Blero ka qëndruar edhe larg bashkëshortes së tij Afronës, pasi kjo e fundit është izoluar në Zvicër. /Telegrafi/