Telegrafi

Blero ‘thumbon’ politikanët: E keni mundësinë të mësoni, mos gaboni me mungu

Blero (Foto: Instagram)

Sot (e hënë) ka filluar së zbatuari procesi mësimor online për klasën 1 deri 5, gjersa shumë shpejt pritet të fillojë prodhimi i materialit për klasën 6 deri 9, dhe më vonë edhe për gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Mësimi në distancë nga klasa 1 deri 5 do të jetë fillimisht në gjuhën shqipe dhe matematikë, të cilat do të transmetohen në RTK1 dhe RTK4.

Lidhur me këtë, një reagim së fundmi në rrjetet sociale e ka bërë këngëtari Blero Muharremi, në të cilin ka përfshirë politikanët e Kosovës.

Blero (Foto: Instagram)

Me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Blero ka dërguar një mesazh drejtuar politikanëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Blero

“Politikanë tanë të dështuar. Ja tani e keni mundësinë të mësoni, mos gaboni me mungu”, është përshkrimi sipër imazhit.

Si shumë nga artistët e tjerë, edhe Blero përmes postimeve në rrjetet sociale i ka këshilluar ndjekësit të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre ditëve si dhe të kujdesen më shumë për veten e tyre. /Telegrafi/